Stomatologji Kozmetike / Fasetat
Te GJERGJI BOCARI, fokusohemi në estetiken dentare për të përmirësuar formën, ngjyrën dhe harmoninë e dhëmbëve. Veneers (faseta) janë një zgjidhje moderne për një buzëqeshje të re, me rezultate shumë natyrale kur planifikohen saktë.
Çfarë është Cosmetic Dentistry?
Cosmetic Dentistry përfshin trajtime që përmirësojnë pamjen e dhëmbëve dhe buzëqeshjes, pa komprometuar shëndetin e gojës. Qëllimi është të rregullohen elementët që ndikojnë në estetikë: ngjyra, forma, simetria, gjatësia, hapësirat dhe “smile line”.
Çfarë janë Veneers (Faseta)?
Veneers janë fletëza shumë të holla estetike (zakonisht porcelan ose kompozit) që vendosen në sipërfaqen e përparme të dhëmbëve për të:
- përmirësuar ngjyrën (kur zbardhimi s’mjafton),
- korrigjuar formën dhe simetrinë,
- mbyllur hapësira midis dhëmbëve,
- maskuar çarje, thyerje ose konsumim.
Kur planifikohen dhe realizohen saktë, fasetat duken si dhëmbë natyralë dhe krijojnë një buzëqeshje të pastër, elegante dhe të qëndrueshme.
Kur rekomandohen Veneers?
- Veneers janë zgjidhje ideale kur keni:
- dhëmbë të njollosur / të errësuar që nuk reagojnë mirë ndaj whitening
- dhëmbë të konsumuar ose të thyer në cepa
- forma jo të rregullta, asimetri ose “dhëmbë të vegjël”
- hapësira mes dhëmbëve (diastema)
- vijë buzëqeshjeje jo harmonike (smile line)
- dëshirë për një “smile makeover” me rezultat natyral
Shërbimet tona në Estetikë Dentare
Veneers (Faseta)
- Faseta porcelani për rezultat premium, natyral dhe afatgjatë
- Faseta kompoziti (në raste të caktuara) për përmirësim estetik më të shpejtë
Bonding estetik
- Riparim i çarjeve, thyerjeve të vogla dhe formës me materiale estetike
- Zgjidhje minimale invazive, kur është e përshtatshme
Whitening (Zbardhim profesional)
- Zbardhim në klinikë ose i kombinuar me shina (sipas rastit)
- Fokus në siguri dhe minimizim të ndjeshmërisë
Smile Design
- Planifikim estetik i buzëqeshjes sipas fytyrës, buzëve dhe simetrisë
- Përcaktim i formës/ gjatësi/ proporcioneve për rezultat të balancuar
Si zhvillohet trajtimi me Veneers?
- Konsultë & vlerësim – analizë e dhëmbëve, kafshimit dhe pritshmërive tuaja
- Plan estetik (Smile Design) – përcaktojmë formën, ngjyrën dhe harmoninë e buzëqeshjes
- Përgatitja (kur nevojitet) – në shumë raste bëhet minimalisht, duke ruajtur strukturën e dhëmbit
- Prova / provizor – testojmë estetikën dhe komfortin para finalizimit
- Vendosja finale – fasetat fiksohen me protokoll preciz për stabilitet dhe pamje natyrale
- Kontroll & mirëmbajtje – udhëzime për higjienë dhe kontrolle periodike
Ler nje takim
Na kontaktoni sot për të caktuar një takim dhe për të bërë hapin e parë drejt një buzëqeshjeje më të shëndetshme.