Gjergji Bocari

Stomatologji Kozmetike / Fasetat

Te GJERGJI BOCARI, fokusohemi në estetiken dentare për të përmirësuar formën, ngjyrën dhe harmoninë e dhëmbëve. Veneers (faseta) janë një zgjidhje moderne për një buzëqeshje të re, me rezultate shumë natyrale kur planifikohen saktë.

Çfarë është Cosmetic Dentistry?

Cosmetic Dentistry përfshin trajtime që përmirësojnë pamjen e dhëmbëve dhe buzëqeshjes, pa komprometuar shëndetin e gojës. Qëllimi është të rregullohen elementët që ndikojnë në estetikë: ngjyra, forma, simetria, gjatësia, hapësirat dhe “smile line”.

Çfarë janë Veneers (Faseta)?

Veneers janë fletëza shumë të holla estetike (zakonisht porcelan ose kompozit) që vendosen në sipërfaqen e përparme të dhëmbëve për të:

  • përmirësuar ngjyrën (kur zbardhimi s’mjafton),
  • korrigjuar formën dhe simetrinë,
  • mbyllur hapësira midis dhëmbëve,
  • maskuar çarje, thyerje ose konsumim.

Kur planifikohen dhe realizohen saktë, fasetat duken si dhëmbë natyralë dhe krijojnë një buzëqeshje të pastër, elegante dhe të qëndrueshme.

Kur rekomandohen Veneers?

  • Veneers janë zgjidhje ideale kur keni:
  • dhëmbë të njollosur / të errësuar që nuk reagojnë mirë ndaj whitening
  • dhëmbë të konsumuar ose të thyer në cepa
  • forma jo të rregullta, asimetri ose “dhëmbë të vegjël”
  • hapësira mes dhëmbëve (diastema)
  • vijë buzëqeshjeje jo harmonike (smile line)
  • dëshirë për një “smile makeover” me rezultat natyral

Shërbimet tona në Estetikë Dentare

Veneers (Faseta)

  • Faseta porcelani për rezultat premium, natyral dhe afatgjatë
  • Faseta kompoziti (në raste të caktuara) për përmirësim estetik më të shpejtë

Bonding estetik

  • Riparim i çarjeve, thyerjeve të vogla dhe formës me materiale estetike
  • Zgjidhje minimale invazive, kur është e përshtatshme

Whitening (Zbardhim profesional)

  • Zbardhim në klinikë ose i kombinuar me shina (sipas rastit)
  • Fokus në siguri dhe minimizim të ndjeshmërisë

Smile Design

  • Planifikim estetik i buzëqeshjes sipas fytyrës, buzëve dhe simetrisë
  • Përcaktim i formës/ gjatësi/ proporcioneve për rezultat të balancuar

Si zhvillohet trajtimi me Veneers?

  • Konsultë & vlerësim – analizë e dhëmbëve, kafshimit dhe pritshmërive tuaja
  • Plan estetik (Smile Design) – përcaktojmë formën, ngjyrën dhe harmoninë e buzëqeshjes
  • Përgatitja (kur nevojitet) – në shumë raste bëhet minimalisht, duke ruajtur strukturën e dhëmbit
  • Prova / provizor – testojmë estetikën dhe komfortin para finalizimit
  • Vendosja finale – fasetat fiksohen me protokoll preciz për stabilitet dhe pamje natyrale
  • Kontroll & mirëmbajtje – udhëzime për higjienë dhe kontrolle periodike

Ler nje takim

Na kontaktoni sot për të caktuar një takim dhe për të bërë hapin e parë drejt një buzëqeshjeje më të shëndetshme.